Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tri ditë pasi doli pozitive me COVID-19, vdes në gjumë nëntëvjeçarja

nga Revista Kosovarja

Një vajzë nëntë vjeçare vdiq në ditëlindjen e babait të saj, tre ditë pasi doli pozitive për koronavirus pavarësisht se nuk kishte ndonjë problem shëndetësor të njohur.

Mbi artikull

Makenzie Gongora u diagnostikua më 29 janar pasi vuante nga të vjella dhe një dhimbje koke të keqe, para se të shkonte për të fjetur më 1 shkurt dhe të ndërronte jetë në orët e para të ditës tjetër.

Mjekët kishin këshilluar mamanë e nxënëses nga San Antonio, Texas, mjekja e vijës së parë Kristle Gongora, për të monitoruar ethet e saj dhe për ta mbajtur atë të qetë në shtëpi, tha për TODAY tezja e fëmijës Victoria Southwark.

“Kenzie nuk kishte ndonjë problem me frymëmarrjen, nuk kishte asgjë madhore. Të gjitha simptomat ishin të lehta”, tha 37 vjeçarja.

Moneytizer Paragrafi 4

Zonja Southëark që atëherë ka krijuar një faqe GoFundMe për të ndihmuar në pagimin e kostove të varrimit, duke shkruar se mbesa e saj dukej se po rikuperohej “me valët e simptomave që vinin e shkonin”.

Por Makenzie filloi të ndjehej e lodhur dhe ra në shtrat herët natën që vdiq.

Erica Gongora, një teze tjetër e cila gjithashtu ndihmoi në fillimin e mbledhjes së fondeve të familjes – e cila ka mbledhur mbi 52,000 funte – tha se Kristle kontrolloi vajzën e saj gjatë natës.

Familja e fëmijës tha se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë problemi themelor shëndetësor, megjithëse thanë se ajo ishte e vogël për moshën e saj.

Zonja Southëorth i tha San Antonio Express News pavarësisht se nuk kishte marrë ende një raport të ekzaminuesit mjekësor, familja “dyshon” se virusi ishte ai që e vrau atë, duke shtuar: “Ne nuk dimë asgjë tjetër që mund ta kishte shkaktuar këtë.”

Ajo shkroi: “COVID nuk njeh asnjë kufizim moshe – mbesa ime ishte 9 vjeç, nuk kishte arritur akoma dyshifrore”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]