Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tri gra shtatzëna të prekura me coronavirus, kjo është gjendja e tyre

nga Revista Kosovarja

Deri tani zyrtarisht janë tri gra shtatzëna të prekura me Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili.

Mbi artikull

Rasti i parë është një grua në javë e 36 të shtatzënisë e cila është vetizoluar në shtëpinë e saj në Prishtinë, një tjetër grua poashtu 36 javëshe e cila po trajtohet në Klinikën Infektive si dhe rasti i tretë është një grua 25 javëshe nga Shtimja e cila po është vetizoluar në shtëpi.

Po ashtu është edhe një grua shtatzënë të cilës i janë marrë mostrat për testim edhe janë në pritje të rezultatit.

Doktor Jakupi tregoi se gjendja e tyre shëndetësore është stabile edhe e mirë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë gruaja shtatzënë nga Gjakova, e cila ishte e prekur me Coronavirus, teksa numri i të vdekurve në vend ka shkuar në 16.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]