Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tri raste kontrolli brenda një dite, në Qendrën Korrektuese në Dubravë është gjetur drogë

nga Revista Kosovarja

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë në tri raste të ndara më 7 nëntor është gjetur substancë nartkotike e llojit marihuanë.

Mbi artikull

Në raportin 24 orës të policisë thuhet se rasti i parë ka ndodhur rreth orës 13:15, ku gjatë kontrollit të shëtitores nga oficerët korrektues, është gjetur një qese me 1.2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Ndërsa, pak orë më vonë, rreth orës 20:00 gjatë kontrollit të organizuar, në tualetet e pavijonit 4, është gjetur një qese me 6.8 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Poashtu, një orë më vonë në të njëjtin vend, pra tualetet e pavijonit 4, është gjetur edhe një qese me 2.5 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Moneytizer Paragrafi 4

Për të treja rastet është njoftuar prokurori.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]