Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Tri vdekje të dyshimta dje në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Dy meshkuj dhe një femër kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Rastet janë cilësuar si vdekje të dyshimta dhe kanë ndodhur një në Gllogovc, një në Kamenicë dhe Mitrovicë.

Sipas Policisë, viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“10:25. Viktima femër kosovare ka ndërruare jete në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

Moneytizer Paragrafi 4

Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]