Mund të jetë një peshk tjetër sipas zgjedhjes suaj, çdo peshk lumi, deti apo liqeni.
Përbërësit:
– 1 troftë rreth 800 gramë
– 2 speca djegës të freskët jeshil,
– 3 thelpinj hudhre,
– 1 lugë gjelle gjalpë,
– 1 lugë miell,
– 1 limon,
– 1 qepë,
– disa pika salcë tabasko,
– 200 gramë oriz,
– majdanoz,
– vaj ulliri,
– kripë,
– piper të zi të bluar.
Përgatitja:
Qepën dhe specin të prerë në copa i hedhim në blender, i shtojmë thelpinjtë e hudhrës, salcën tabasko, lëngun e limonit, kripën, piperin, shtojmë 1 – 2 lugë vaj ulliri dhe përbërësit e përzier.
I heqim luspat peshkut. Presim peshkun nga të dyja anët në disa vende.
I shtojmë kripë dhe piper brenda dhe jashtë. Më pas e rrokullisim në miell.
Hedhim vaj ulliri në tepsi, shtojmë gjalpë dhe vendosni peshkun në yndyrën e nxehur të skuqet në shporet. E rrotullojmë peshkun gjatë skuqjes.
Kur të jetë skuqur, masën e përzier e aplikojmë në njërën anë të peshkut. Pas disa minutash skuqjeje, e heqim tepsinë nga shporeti. Enën e servirjes së peshkut e zbukurojmë me gjethe radhiqe. Më pas e shërbejmë peshkun në një pjatë.
Prisni imët majdanozin, shtoni në gjellë me orizin e gatuar paraprakisht dhe përzieni. Pranë peshkut nga njëra anë shërbejmë orizin. Dekoroni peshkun me rrathë limoni dhe degë majdanozi. Përfundoni dekorimin me domate qershi të kuqe dhe speca djegës.