Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trump: Bitcoin-i është mashtrim, po e dëmton dollarin

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se e sheh kriptovalutën Bitcoin si mashtrim që po ndikon në vlerën e dollarit amerikan.

Mbi artikull

“Bitcoin-i mua më duket si mashtrim. Nuk më pëlqen, sepse është një valutë tjetër që garon kundër dollarit”, tha ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se dëshiron që dollari të jetë valutë e botës.

Komentet e tij erdhën pas lajmit se El Salvadori po planifikon ta bëjë valutë zyrtare kriptovalutën e famshme, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, çmimi i Bitcoin-it ka shënuar rënie që nga fillimi i majit dhe deri më tani nuk ka shënuar këndellje. Besohet se kjo rënie erdhi pas vendimit të Kinës që t’ua ndalojë bankave dhe firmave për pagesa që të ofrojnë shërbime me transaksione të lidhura me kriptovalutat dhe vendimit të prodhuesit të veturave elektrike, Tesla, për mospranimin e kësaj valute si mënyrë pagese.

Moneytizer Paragrafi 4

Ekspertët kanë mendime të ndryshme për atë se a paraqet kërcënim kriptovaluta Bitcoin ndaj dollarit. Justin Urquhart-Stewart, bashkëthemelues i platformës për investime “Seven Investment Management”, beson se Bitcoin-i ka gjasë t’i destabilizojë valutat.

Megjithatë, Neil Wilson, shef për analiza në faqen “Markets.com”, mendon se Bitcoin-i nuk është fare valutë. “Ndonëse vlerësohet gjerësisht, është shumë e brishtë për të qenë valutë”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]