Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trump do iu dedikojë vetëm 5 minuta Hotit dhe Vuçiqit në zyrën ovale

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan Donald Trump sot do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Mbi artikull

Sipas agjendës publike të presidentit amerikan në ora 11:00 të paradites me kohën lokale të Washington DC, e që i bie ora 17:00 me kohën lokale të Prishtinës, Trump do të përshëndes formalisht kryeministrin Avdullah Hoti dhe Presidentin Aleksander Vuçiq në zyrën ovale e cila është edhe dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan.

Pas përshëndetjes formale, në ora 11:05 sipas agjendës, Presidenti Donald Trump do të mbikqyrë ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes kryeministrit Hoti dhe presidentit Vuçiq në ‘Dhomën Roosevelt’.

Më pastaj në ora 11:15, presidenti Trump do të marrëpjesë në takim trepalësh me Hotin dhe Vuçiqin në Zyrën Ovale aty ku presidenti amerikan ka hapsirën e tij të punës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të bëhet në ‘Dhomën Roosevelt’ e cila ndodhet në pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo dhomë ndodhet përballë Zyrës Ovale e cila është dhoma kryesore e punës së presidentit amerikan. ‘Dhoma Roosevelt’ është emëruar sipas presidentëve amerikanë Theodore Roosevelt dhe Franklin Roosevelt të cilët edhe e kanë dizajnuar pjesën perëndimore të Shtëpisë së Bardhë.

Vitin e kaluar Fillimisht The Washington Post kishte paralajmëruar nënshkrimin e ujdisë në mes të Kosovës dhe Serbisë në Kopshtin e Trëndafilave (Rose Garden), në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, ku janë firmosur ujdi historike, si ishte marrëveshja e vitit 1994, ndërmjet ish-kryeministrit izraelit, Jitzak Rabin dhe ish-mbretit jordanez Husein, nën ndërmjetësimin e ish-presidentit Bill Clinton.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/