Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Irani ka pranuar të mos ketë armë bërthamore, “ndër të tjera”, gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë.

Mbi artikull

Sipas Trump, ka pasur “bisedime shumë të mira” gjatë 24 orëve të fundit dhe ekziston mundësia e arritjes së një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.

Ai u tha gazetarëve se Irani “dëshiron të bëjë marrëveshje”, duke përsëritur pretendimin se Teherani ka pranuar të heqë dorë përgjithmonë nga armët bërthamore.

Megjithatë, ky pretendim nuk është konfirmuar nga pala iraniane.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kemi pasur bisedime shumë të mira gjatë 24 orëve të fundit dhe është shumë e mundur që të bëjmë një marrëveshje”, u shpreh Trump, raporton BBC.

Trump gjithashtu la të kuptohet se afati 30-ditor i përfolur në media për një marrëveshje nuk është i detyrueshëm, duke thënë se “nuk ka kurrë një afat”.

Ndërkohë, zyrtarisht nga administrata amerikane ka pak detaje mbi ecurinë e bisedimeve, por si Trump ashtu edhe zyrtarë të tjerë kanë shprehur optimizëm se një marrëveshje është e mundshme.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, ka lënë të hapur edhe opsionin ushtarak, nëse negociatat dështojnë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]