Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trump: Kam parë dëshmi që coronavirusi është bërë në laborator në Wuhan

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan Donald Trump, pretendon se ka parë dëshmi që coronavirusi është bërë në laboratorët e Wuhanit, duke shtuar se ato nuk mund t’i zbulojë.

Siç raporton Sky News, Trump gjatë një konference për gazetarëve të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë mbrëmë se nuk mund të tregojë se pse është i bindur që coronavirusi është bërë në Institutin për Virologji në Wuhan të Kinës.

Ndërkaq i pyetur nga gazetarët nëse ka parë diçka që kaq në masë të madhe e ka bindur që virusi është bërë në këtë Institut, Trump është përgjigjur: “Po, kam parë”.

E kur është insistuar nga gazetarët ta dinë se për çfarë bëhet fjalë, ai u tha: “Nuk mund t’ju tregojë. Nuk me lejohet”.

Moneytizer Paragrafi 4

Trump ka vlerësuar se Kina ose nuk ka mundur ta ndalë përhapjen e coronavirusit ose thjesht e ka lejuar të përhapet.

Megjithatë, ai refuzon t’i përgjigjet pyetjes nëse konsideron se presidenti kinez Xi Jinping është përgjegjës për atë që ai konsideron informim të gabuar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]