Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka parashikuar se kur mund të jetë në dispozicion vaksina kundër COVID-19.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se ai beson se një vaksinë për COVID-19 do të jetë në dispozicion deri në fund të vitit.
Trump gjithashtu thotë se qeveria amerikane po e vendos “fuqinë” e saj prapa Remdesivir, një ilaç që ka treguar premtime të hershme si një trajtim për sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Trump u ul brenda Memorialit të Lincoln dhe shtroi pyetje nga dy hostet e Fox, si dhe nga njerëzit që paraqitën pyetje mbi platformat e mediave sociale të Fox, transmeton lajmi.net.
Trump tha për Fox News Channel se: “Ne mendojmë se do të kemi një vaksinë deri në fund të këtij viti”.
Zyrtarët e Shëndetit Publik të Sh.B.A-së kanë thënë që një vaksinë ndoshta ka një vit deri në 18 muaj larg. Por Dr. Anthony Fauci tha në fund të prillit se është e imagjinueshme, nëse një vaksinë zhvillohet së shpejti, ajo mund të jetë në shpërndarje të gjerë sa më shpejt që në janar.