Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trump konfirmon sulmet amerikane: Bombat tona do të bien kudo në Iran

nga Revista Kosovarja

Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit.

Mbi artikull

Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se SHBA-ja ka nisur “operacione të mëdha luftarake” ndaj Iranit në një video tetëminutëshe në Truth Social.

Ai tha se “aktivitetet kërcënuese” të Teheranit rrezikojnë drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, trupat tona, bazat tona jashtë vendit dhe aleatët tanë në mbarë botën.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian, një grup i egër njerëzish shumë të ashpër dhe të tmerrshëm”, tha lideri amerikan.

Moneytizer Paragrafi 4

Për 47 vjet, regjimi iranian ka brohoritur ‘Vdekje Amerikës’ dhe ka zhvilluar një fushatë të pandërprerë të gjakderdhjes”, pohoi 79-vjeçari.

Ai i referohet krizës së ambasadës amerikane nga vitet 1979 dhe 1981, ku 66 pengje u mbajtën për 444 ditë.

Ka qenë terror masiv, dhe ne nuk do ta pranojmë më”, shton ai, përpara se të pretendonte se Irani kishte tentuar të rindërtonte programin e tij bërthamor dhe po zhvillonte raketa me rreze të gjatë.

Trump më pas thotë se “ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre” dhe “do të shkatërrojmë flotën e tyre”, dhe shton se ndërsa janë marrë masa për të shmangur viktimat, “amerikanë mund të humbasin”.

Ai i thotë Gardës Revolucionare Islamike të “hedhin armët” ose të “përballen me vdekje të sigurt”.