Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trump letër Begajt: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët

nga Revista Kosovarja

Presidenti Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Mbi artikull

Në mesazhin dërguar kreut të shtetit shqiptar, Presidenti Trump thekson angazhimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin SHBA-Shqipëri bazuar në miqësinë, aleancën dhe respektimin e idealeve mbi të cilët është ndërtuar dhe funksionon kombi amerikan.

“Duke mbrojtur sovranitetin, begatinë dhe paqen përmes forcës, së bashku ne mund të arrijmë të pamundurën. Me kënaqësi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me qëllim ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt, më të qëndrueshme dhe me të suksesshme”, – shkruan Presidenti Trump në letrën drejtuar Presidentit Begaj.

Letra e Presidentit Trump pason mesazhin që Presidenti i Republikës përcolli për 249-vjetorin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]