Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trump tregon se sa pritet të zgjasë konflikti me Iranin

nga Revista Kosovarja

Presidenti amerikan, Donald Trump, përshkroi të dielën afatin kohor të mundshëm për konfliktin e SHBA-së me Iranin, duke thënë se mund të zgjatet për disa javë.

Mbi artikull

“Gjithmonë ka qenë proces katër-javor”, Tha Trump . “Ne mendojmë se do të jetë katër javë ose më shumë”, shtoi ai, raporton CNN.

“Sado i fortë që është, është vend i madh, do të duhen katër javë – ose më pak”, shpjegoi presidenti amerikan.

Komentet e tij tregojnë qartazi se sa gjatë parashikon administrata që fushata ushtarake të vazhdojë.

Moneytizer Paragrafi 4

Trump gjithashtu tregoi se së shpejti mund të mbajë një fjalim tjetër publik ndërsa zhvillohen operacionet ushtarake në Iran.

“Po përgatitem ta bëj këtë,” tha ai kur u pyet nëse planifikonte të mbante një fjalim tjetër mbi një përditësim të sulmeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]