Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Trumpi thotë se e di gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un-it

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumo, tha të hënën se e ka një ide shumë të mirë për shëndetin e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong Un në kohën kur po spekulohet se ai është i sëmurë rëndë ose i vdekur.

Mbi artikull

“Nuk mund t’ju tregoj saktësisht. E kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas për të tani”, tha ai para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Vetëm uroj të jetë mirë. Shpresoj se ai është mirë. Unë e di si është ai, thënë relativisht. Ndoshta do ta dëgjoni këtë në një të ardhme jo të larfët”, shtoi presidenti amerikan.

Spekulimet se Kim Jong Un është shumë i sëmurë ose ka vdekur pas një operacioni në zemër kanë qenë të shumta pasi ai nuk mori pjesë në ceremonin e festimit të ditëlindjes së 108-t të gjyshit të ndjerë më 15 prill.

Moneytizer Paragrafi 4

Në komentet e tij, Trumpi i çmoi marrëdhëniet me liderin e Koresë Veriore dhe përsëriti se dy vendet e tyre do të ishin në luftë, nëse ai nuk do të ishte president, shkruan “Anadolu”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]