Ka filluar tërheqja e trupave të viktimave nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sot do t’u dorëzohen vetëm disa nga trupat e viktimave familjarëve, të cilët po ashtu do të varrosen gjatë ditës.
Mirëpo, kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, ende nuk janë identifikuar të gjitha viktimat e tragjedisë në Tetovë.
Munir Bilalli, prindërit e të cilit kanë qenë në qendrën covid në Tetovë rrëfen ankthin që janë duke përjetuar. Muniri shpreson që prindërit t’i gjejë, të gjallë apo të vdekur.
“Shpresojmë t’i gjejmë të gjallë a të vdekur, por vetëm ta dimë se janë familjarët tonë”, thotë Munir Bilalli.
Kujtojmë se nga tragjedia që tronditi shqiptarët, 14 pacientë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan rëndë.
Ndryshe, ende nuk dihen shkaqet e saktë që sollën zjarrin, mirëpo një ditë pas incidentit u raportua se para rreth dy javësh një person kishte provuar të prente tubat e oksigjenit në këtë spital.