fbpx

Trupi dërgon sinjale: Gjashtë shenja të cilat na paralajmërojnë që menjëherë duhet ta ndryshojmë ushqimin!

nga Revista Kosovarja

Problemet shëndetësore dhe dhembjet janë tregues që organizmi ynë mundohet dhe që i është e nevojshme ndihma

Ekzistojnë shenja të cilat tregojnë qartë që nuk ushqeheni drejt dhe që mund t’ju kushtojë shtrenjtë nëse nuk i ndryshoni shprehitë.

Fryrja dhe tretja e keqe

Nëse keni probleme me tretjen, kjo është shenja e parë që ushqimi i caktuar megjithatë nuk i përshtatet dhe që duhet ndërruar atë. Përpiquni që të konsumoni më shumë artikuj të pasur me fibra, sepse ato i ndihmojnë trupit të absorbojë materiet ushqyese dhe të rregullojnë tretjen. Pra, në menynë tuaj përfshini më shumë oriz, apo kokrra tërshëre.

Shpesh ju sulmojnë viruset apo ftohja

Sëmurja e shpeshtë është një ndër shenjat që imuniteti ju është dobësuar dhe që organizmin tuaj nuk e ushqeni në mënyrë adekuate. Prandaj, në ushqim përfshini mjaft materie ushqyese, posaçërisht artikuj të pasur me vitaminat C, A, E, si edhe me zink dhe hekur.

Shërimi i ngadalshëm i vragave

Nëse vragat ngadalë ju shërohen, duhet ta përmirësoni ushqimin dhe të përfshini artikuj të cilët përmbajnë mjaft proteina, sepse ato do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni këtë problem, transmeton Telegrafi.

Dhembje e shpeshtë e kokës

Ushqimi plot kimikalie dhe ushqimi i ngrirë mund të nxisin dhembjen e kokës. Gjithashtu, njëri ndër shkaktarët është edhe dehidratizimi i organizmit. Prandaj, kujdesuni të hani më shumë pemë dhe të pini mjaft ujë.

Thartira në lukth

Konsumimi i çokollatës, i agrumeve, madje edhe i perimeve të caktuara mund të shkaktojë thartirën. Gjithashtu edhe alkooli shkakton thartirën. Prandaj, zvogëloni pijet alkoolike dhe kafeinën, sepse është konstatuar shkencërisht që dobësojnë unazën e muskujve të cilët pengojnë kthimin e thartirës së lukthit në ezofag.

Keni flokë të rrallë

Flokët kanë nevojë për vitamina dhe materie ushqyese për të qenë të shëndetshëm. Kur organizmit tuaj i mungon hekuri, në qarkullim gjaku keni më pak oksigjen, gjë që për pasojë ka lodhjen konstante dhe rënien e flokëve. Prandaj hani mjaft proteina, thartira yndyrore dhe vitaminë C, zink dhe hekur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]