Pjesëtarët e Mbrojtjes së Afërt të presidentit Hashim Thaçi arrestuan dhunshëm sot një qytetar i i cili iu referua këtij të fundit si ‘Hajn’.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se tashmë të njëjtit janë duke u intervistuar nga Inspektorati Policor në Stacionin Qendra në Prishtinë.
Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se Inspektorati është përkujdesur që menjëherë të nis hetimet lidhur me zhvillimin e këtij rasti.
Ngjarja u zhvillua në afërsi të objektit të Kuvendit të Kosovës, saktësisht në sheshin ‘Nënë Tereza’ ku zyrtarët e mbrojtjes së Thaçit nuk hezituan që të arrestonin të riun madje dhunshëm.
Por ishte pikërisht gazetari i Indeksonline i cili arriti të xhirojë gjithë këtë reagim të truprojave të Thaçit, teksa këta të fundit tentuan edhe që t’i merrnin telefonin atij.
Lidhur me këtë incident u deklarua edhe presidenti Thaçi i cili e cilësoi reagimin e truprojave të tij si profesional.
Thaçi shkoi edhe më larg duke thënë se Kurti do të duhej të ishte vetë në këtë moment, e të mos e dërgonte aktivistin.
Thaçi poashtu tha se s’do të lejojnë provokime dhe se për këtë do t’ua tregojnë vendin./Indeksonline/