Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Turqi: Nxirret e mbijetuar foshnja pas tri ditë nën rrënoja nga ekipet e shpëtimit

nga Revista Kosovarja

Ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat në Antakiya të Turqisë, foshnjën që kishte mbetur e ngujuar për tri ditë.

Mbi artikull

Helen është gjetur e gjallë tri orë pasi ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat e ndërtesave të shembura Mehmetin 10-vjeç.

72 orë e para pas tërmetit konsiderohen kritike për gjetjen e të mbijetuarve.

E përqindja mesatare për të mbijetuarit pas 24 orëve të para bie në 74 për qind, kurse në 22 pas tri ditëve.

Moneytizer Paragrafi 4

Ditën e pestë kjo përqindje bie në vetëm 6 për qind raporton Sky News.

Kujtojmë që në tërmetin që goditi javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë, kanë humbur jetën mbi 16 mijë persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se numri i të vdekurve mund të arrijë deri në 20 mijë.