fbpx

U godit nga një veturë, vdes një këmbësor në Drenas

nga Revista Kosovarja

Ka vdekur një person në Drenas pasi është goditur nga një veturë në lëvizje.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa drejtuesja është dërguar në mbajtje.

“Rr. Xhevat Dogani, Gllogoc 18.09.2023 – 10:39. Ka ndodhur një aksident komunikacioni ku të përfshira kanë qenë një veturë me targa vendore me drejtuese të dyshuarën femër kosovare dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit nga vendi i ngjarjes këmbësori është dërguar në gjendje të rendë në QKUK dhe më pas ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa drejtuesja është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]