Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

U infektua me Covid-19, aktori i njohur shtrohet në spital

nga Revista Kosovarja

Aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij dolën pozitiv me Covid-19.

Mbi artikull

Richard Schiff dhe bashkëshortja e tij Shiela Kelley janë infektuar me virusin Covid-19, shkruajnë mediat e huaja.

Ai ka treguar se është konfirmuar me koronavirus me datë 10 tetor ndërsa së fundmi ka njoftuar se se ndodhet i shtruar në spital.

“Jam në spital, me ilace dhe oksigjen, po shoh përmirësime çdo ditë. Sheila është në shtëpi, duke u përmirësuar por sëmundja vazhdon. Ju dua të gjithëve”, tha 65-vjeçari në Twitter.

Moneytizer Paragrafi 4

Shiela me anë të një postimi në Instagram shkruan për gjendjen e bashkëshortit të saj.

“Këto 72 orët e fundit kanë qenë të gjata. Richard tani është në spital me oksigjen dhe me ilacin remdesivir. Ju faleminderit të gjithëve për lutjet dhe dashurinë tuaj. Ai do bëhet mirë. Do bëhemi të fortë,” shkruan aktorja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]