Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

U kap në motele në Dubravë me 13-vjeçaren- Ky është i arrestuari për dhun*im

nga Revista Kosovarja

Një ndërhyrje urgjente policore ka zbuluar një rast tronditës në Dubravë të Istogut, ku një burrë është kapur në një objekt motelesh bashkë me një vajzë 13-vjeçare dhe tashmë dyshohet për veprën penale të dhunimit.

Mbi artikull

Sipas burimeve të Sinjali nga strukturat e afërta me hetimin, rasti është raportuar më 29 janar 2026 rreth orës 13:50, kur një qytetar ka njoftuar Policinë se një person madhor kishte marrë me veturë një të mitur dhe ishte nisur në drejtim të vilave në zonën e Dubravës.

Njësitë reaguese janë nisur menjëherë në terren dhe pas kontrollit të disa objekteve kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe vajzën e mitur brenda një vile/moteli. Në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë hetimore dhe prokurorja kujdestare për të mitur.

I arrestuari është T.P, i cili është shoqëruar në polici dhe është intervistuar në prani të avokatit. E mitura është intervistuar me masa të posaçme mbrojtëse, në prani të përfaqësueses së QPS-së dhe prokurores së rastit.

Moneytizer Paragrafi 4

Me vendim të prokurores kujdestare, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave.

Rasti është cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda të ditës në këtë rajon dhe priten veprime të tjera procedurale.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k