Will Smith është rikthyer në bisedime me Netflix-in për një film biografik vetëm disa javë pasi kërkoi falje për shuplakën ndaj Chris Rock në ‘Oscars’.
Sipas ‘The Sun’, një burim tha: ‘Will u la jashtë nga Netflix dhe Apple TV+ pas shuplakës. Ai që atëherë ka kërkuar falje dhe është larguar nga qendra e vëmendjes për një periudhë të gjatë. Me këtë në mendje, është pranuar gjerësisht se ka kaluar mjaft kohë për të lënë gjithçka të qetësohet.
Është bërë e qartë se mund të rifillojnë diskutimet për një film biografik për të cilin Netflix ishte i interesuar.’