Banori e ka përfunduar rrugëtimin e tij brenda shtëpisë.
Blasta, pas lëndimit që ka marrë mbrëmë, po vazhdon qëndrimin në spital, shkruan “Kosovarja”.
Kujtojmë se, banori ka qëndruar një muaj në “Big Brother VIP Kosova”.
“Përfundon rrugëtimi prej afro një mujor i Blastës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
Pas lëndimit të pësuar në ditën e djeshme, Blasta është nën kujdesin e doktorëve në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Mirëpo, trajtimi që duhet bërë tutje sipas protokolleve mjekësore e bën të pamundur rikthimin në shtëpi në afatet e parapara nga formati i Big Brother VIP”, thuhet në njoftim.
Shërim të shpejtë Blastës.
View this post on Instagram
/Kosovarja/