Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

U nda nga i dashuri? Sindi zbulon se çfarë në të vërtetë ndodhi!

nga Revista Kosovarja

Sindi Loci, ish-konkurrentja e Për’puthen, deklaroi pas daljes nga programi se ka gjetur dashurinë e jetës.

Mbi artikull

Pak ditë pas disa detajeve që ajo zbuloi, Sindi publikoi disa postime që ndjekësit e saj i lidhën menjëherë me jetën sentimentale.

Shkak janë bërë postimet e Sindit në Instastory. “Për arsye personale, kam nevojë për një përqafim”, shkruhet në njërin prej tyre. Më pas ish-konkurrentja ka shpërndarë një foto tjetër, ku tregon se ndihet e zhgënjyer. “Mos i besoni kurrë dikujt që thotë se ka qenë tepër i zënë. Nëse do të dëshironin të ishin aty, do të ishin me patjetër”, shkruhet në postim. Sindi i ka bërë tag mamasë së saj duke shkruar “E urrej kur ke gjithmonë të drejtë”, duke lënë të kuptohet se ajo mund ta ketë paralajmëruar që më parë.

Moneytizer Paragrafi 4

Por, në një sesion pyetjesh përgjigjesh, ish-konkurrentja zbuloi se në fakt postimet kishin të bëjnë me një nga miqtë e saj që e ka zhgënjyer së fundi. Më tej sqaroi se ajo dhe partneri i saj janë shumë mirë bashkë.

“Unë dhe partneri im jemi duke shijuar çdo moment që kemi mundësi me njëri-tjetrin. Storyt që kam shpërndarë këto ditë nuk kanë aspak lidhje me lidhjen time dashurore. Storyt që i kam bërë tag mamasë sime lidhet me shoqërinë!”- shkruan ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]