Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

U ndanë 118 çifte gjatë një muaji

nga Revista Kosovarja

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat preliminare në baza mujore për Lildjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet për muajin qershor 2024.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për lindjet, vdekjet, kurorëzimet dhe shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartëcekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Në muajin qershor 2024 janë regjistruar 2 370 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 178 lindje janë meshkuj dhe 1 192 lindje janë femra.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa, janë regjistruar gjithsej 802 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 449 janë meshkuj dhe 353 janë femra.

Në muajin qershor 2024 janë regjistruar gjithsej 1 029 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 118 raste.

ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për lindjet DEM-1, vdekjet DEM-2, kurorëzimet DEM-3, dhe shkurorëzimet SHK-1, sikurse deri tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

Burimi i të dhënave të këtij publikimi është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]