Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

U ndje keq pasi u fut të lahej në det, vdes 35-vjeçari nga Kosova në plazhin e Tales

nga Revista Kosovarja

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Mbi artikull

Mësohet se 35 vjeçari nuk ishte ndjerë mirë pasi ishte futur për t’u larë në det. Ai është dërguar me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit të Lezhës. Por për fat të keq pushuesi ka humbur jetën rrugës për në spital.

Tashmë trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]