Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

U ngjit vetëm një herë në ashensor, gruaja infekton 71 persona

nga Revista Kosovarja

Një grua infektoi të paktën 71 persona me koronavirus pasi përdori ashensorin për herë të parë, sipas studiuesve.

Mbi artikull

E infektuara u kthye në shtëpi në provincënj Heilongjiang, Kinë, nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara më 19 mars – tetë ditë pasi shteti raportoi rastet e para me Covid-19, shkruan The Independent.

Ajo nuk kishte asnjë simptomë të sëmundjes dhe testoi negativ për virusin, por u izolua vetëm në shtëpi, sidoqoftë, bënë me dije studiuesit në revistën e Qendrave Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Gruaja nuk e përdori ashensorin me askënd tjetër – por fqinji i saj në katin e poshtëm e përdori atë në një moment pas saj, i cili më pas ifnektoi 71 persona.

Moneytizer Paragrafi 4

Studiuesit më vonë konstatuan se udhëtarja duhet të kishte kontaminuar ashensorin përgjatë kontaktit me të.

Studiuesit nga Qendrat Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve shkruajtën: “Ne besojmë se [udhëtarja] ishte një transportuese asimptomatik dhe se [fqinji në katin e poshtëm] u infektua nga kontakti me sipërfaqet në ashensorin në ndërtesën ku ata të dy jetuan.

“Rezultatet tona ilustrojnë se si një infeksion i vetëm asimptomatik Sars-CoV-2 mund të rezultojë në një transmetim të gjerë në komunitet”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]