Rita Ora është vënë në qendër të kritikave pasi ka ndjekur finalen e Kupës së Botës në Ragbi midis Afrikës së Jugut dhe Zelandës së Re së bashku me tenistin serb Novak Djokoviç.
Rita u fotografua krah tenistit në Paris, duke krijuar shumë polemika. Të shumtë janë ata që kanë shprehur habi, duke qenë se Djokoviç ka shprehur hapur qëndrimin e tij se “Kosova është zemra e Serbisë”.
I ashtuquajturi Nole ka deklaruar se historia e Serbisë u shkrua në Kosovë, ndaj Kosova duhej të ishte Serbi. Në intervistat për mediat amerikane, Djokovic ka theksuar se është serb me origjinë nga Kosova, saktësisht nga Zveçani, nga babai, ndërsa nëna e tij është me origjinë kroate.
Mes polemikave, një reagim ka ardhur nga babai i këngëtares, i cili ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i stadiumit ku shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.
“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke mbështetur All Blacks”, ka shkruar babai i Ritës në postim ku shihen lajme të shkëputura nga disa media botërore.

