Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e artistit Arkimed Lushaj.
Kjo për shkak të përfshirjes në përleshjen në Pejë, ku bashkë me të në kërkim është edhe Noizy dhe DJ i tij, Crax.
Reperi ka reaguar me një postim në rrjete sociale menjëherë pas lajmit, ku bën shaka.
Ai ka ndarë lajmin me ndjekësit dhe ia ka bashkangjitur këngën e Eli Malajt, “Hajde luj shpirti jem”.
“A i keni marrë parashutat….Doni ndihmën e qytetarëve ju…. jeni bërë shumë qesharak”, ka thënë Stresi në postim.