fbpx

U shtir se u aksidentua, por e gjitha ishte një lojë për ti propozuar martesë të dashurës

nga Revista Kosovarja

Gjatë garës një motoçiklist ka inskenuar një aksident në mënyrë që të mund t’i propozonte të dashurës së tij përpara të gjithë turmës që e vëzhgonin, përfshirë familjen e saj.

Jeremy Durst, 30 vjeç, nga Miami, u regjistrua në ngjarjen garuese Motorama vetëm për ti organizuar të dashurës së tij propozimin perfekt.

Në pamjet e publikuara shihet Jeremy i cili gjatë garës humb kontrollin e motorit të tij dhe rrëzohet.

Ai luan rolin sikur ishte plagosur dhe kthehet me shpinë për të nxjerrë unazën, menjëherë e dashura e tij shkoi me shpejtësi pranë tij aty ku dhe mori propozimin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]