Duke qenë një nga konkurrentet më të përfolura të sezonit të dytë, kurioziteti për Shqipe Hysenaj vazhdon të jetë tejet i madh.
Ndjekësit e saj janë të interesuar të dinë çdo gjë rreth saj dhe këtë e vërtetuan në pyetjet që i bënë në një intervistë virtuale.
Në këtë bisedë ish-konkurrentja ka dhënë shumë përgjigje.
“S’ka shans. S’kemi gjet ende baba”, është shprehur ajo kur është pyetur për pritjen e ëmbël.
Më pas ajo ka theksuar se është single, megjithëse pak kohë më parë në dalje televizive tha se po njihet me dikë.
“Të thuash që jam në një njohje nuk do të thotë të jesh e lidhur. Ju edhe vëllain ta bëni të dashur. Më pak flisni dhe më shumë dëgjoni”, thotë Shqipja përmes një video.