Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

UB shqiptaro-gjermane në takim me ambasadorin Beqë Cufaj

nga Revista Kosovarja

Delegacionin e Kryesisë nga Unioni i Bizneseve shqiptaro- gjermane në krye me Kryetarin Nazmi Viqa dhe anëtarët e Kryesisë, Gani Nuha, Vllaznim Kelmendi, Nexhmedin Veliqi, Faton Blakqori dhe Bekim Borovci u pritë nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj, i shoqëruar nga Ministrja Këshilltare Valëza Oruqi dhe Sekretari i Dytë Jeton Pireva.

Mbi artikull

Në këtë takim u bisedua gjerësisht për konsolidimin e bashkëpunimit mes Misionit të Republikës së Kosovës në Gjermani dhe Unionit si njërën prej organizatave më të fuqishme të shqiptarëve në Gjermani.

Ambasadori Cufaj ka falenderuar Kryetarin Viqa dhe udhëheqësinë e Unionit për përkrahjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën dhe ka potencuar rëndësinë që organizata si Unioni të jenë edhe më të pranishme qoftë në Kosovë ashtu edhe në Gjermani.

Në vazhdim u shtrua drekë e përbashkët me musafirin, gjeneralin Erhadt Bühler, i cili udhëheqi disa vite misinion e trupave të Natos në Kosovë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]