27 qershori është ditë festive në familjen Ago, pasi sot feston ditëlindjen këngëtari shumë i dashur për publikun, Skerdi.
Skerdi pranoi shumë urime nga miq, familjarë e kolegë, por vëmendjen e mori dedikimi i gruas së tij, Vesës, shkruan “Kosovarja”.
Bukuroshja nuk kurseu asnjë fjalë mirënjohjeje dhe dashurie për bashkëshortin e saj dhe mund të themi se është një nga dedikimet më të bukura që kemi lexuar.
Dyshja tani janë duke shijuar momentet më të bukura të jetës duke parë teksa rritet djali i tyre, Roi.
Përndryshe Skerdi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor që pritet të lansohet shumë shpejt. /Kosovarja/