Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Universiteti i Prishtinës ofron kurse të gjuhës japoneze për studentët dhe stafin

nga Revista Kosovarja

Universiteti i Prishtinës përmes Qendrës së Gjuhëve në Fakultetin e Filologjisë, ka njoftuar nisjen e kurseve të gjuhës japoneze për studentët dhe personelin akademik e administrativ të tij.

Mbi artikull

Kurset do të fillojnë më 2 shkurt 2026 dhe do të zhvillohen nga lektorë japonezë në ambientet e Qendrës së Gjuhëve të UP-së.

“Këto kurse do të mbahen nga lektorë japonezë në ambientet e Qendrës së Gjuhëve të UP-së dhe u dedikohen studentëve, personelit akademik dhe administrativ të Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë të hapura edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë njohuri të reja gjuhësore dhe kulturore duke mësuar gjuhën japoneze”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se në këto kurse ofrohet mundësi e veçantë për njohje më të thelluar të gjuhës dhe kulturës japoneze, duke kontribuuar në zhvillimin personal, akademik dhe ndërkulturor të pjesëmarrësve.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]