Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Uran Ismaili publikon reagimin e pensionistes për mungesën e rritjes së pensioneve

nga Revista Kosovarja

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, dhe numri dy në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet një grua e moshuar duke folur për masat njëherëshme të qeverisë dhe nevojën për rritje të qëndrueshme të pensioneve.

Mbi artikull

Në video, ajo thotë se pensionistëve nuk u duhen pagesa të përkohshme, por rritje e rregullt e pensionit, në mënyrë që ta dinë sa të ardhura kanë dhe të mund ta planifikojnë jetën.

“Ma mirë me rritë pensionin, me ditë në start sa e ke, sesa njëherë me t’i jepë e me u mashtru. I kam bë 75 vjet, nuk mundet me më mashtru kurrkush”, thotë ajo.

Duke komentuar këtë deklaratë, Ismaili tha se një qytetare e moshuar e ka shpjeguar më qartë se sa kryeministri se si duhet të funksionojë politika.

Moneytizer Paragrafi 4

Sipas tij, qytetarët nuk kanë nevojë për pagesa të rastit në prag të zgjedhjeve, por për rritje të qëndrueshme të pensioneve, pagave dhe të ardhurave, në mënyrë që familjet të kenë mundësi për planifikim afatgjatë.

“Një grua e moshuar e kupton më mirë politikën sesa një kryeministër që premton e jep para vetëm në kohë zgjedhjesh. Ajo kërkon rritje të pensionit, që njerëzit ta dinë sa kanë dhe ta planifikojnë jetën. Pikërisht këtë e kemi premtuar ne”, ka thënë Ismaili.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

slot10k

https://www.kosovarja-ks.com/