Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

“Urime Dua, jam krenar me ty”, urimi i veçantë i Dukagjinit për të bijën

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen, ndërsa një urim të veçantë për të ka bërë babai i saj, Dukagjin Lipa.

Mbi artikull

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dukagjini ka shprehur dashurinë dhe krenarinë e tij për të bijën, duke e uruar për ditëlindje.

Në urimin e tij, të shkruar në anglisht, ai i ka thënë Duas se e do shumë dhe se është jashtëzakonisht krenar me të.

“Gëzuar ditëlindjen, Dua. Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. Uroj që dora e Zotit të jetë gjithmonë mbi ty dhe të të mbrojë nga çdo e keqe. Uroj që dashuria që ua dhuron të gjithëve ne të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime!”, ka shkruar Lipa.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndërsa, krahas urimit, ai ka ndarë edhe disa fotografi të Duas, nga fëmijëria e saj e deri në ditët e sotme.