fbpx

Urimi e Alisa tregojnë se kush do t’i mungojë më shumë pas largimit nga Big Brother VIP Kosova

nga Revista Kosovarja

Çifti Alisa dhe Urimi, janë banorët e parë që janë larguar nga shtëpia më e madhe e vendit Big Brother VIP.

Ata u pritën me një duartrokitje të fortë në skenën e këtij spektakli.

“Nuk kam pasë dëshirë me dalë se janë kanë njerëzit super të mirë. Kam hy me qëllim me qenë vetvetja, jo me taktikë”, ka thënë Urimi.

Urimi shtoi se ditët e para është ndjerë keq deri jashtë lojës, derisa është ambientuar.

Ai tha se personi që do t’I mungojë më së shumti nga BBVK është Artani.

Alisa tha se kjo ishte eksperienca më e bukur që e ka përjetuar ndonjëherë, derisa shtoi se banori që do t’I mungojë më së shumti është Stresi.

“Ka qenë eksperienca më e mirë që e kam përjetuar ndonjëherë… Më së shumti besoj ka me më mungu Stresi”, ka thënë Alisa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]