Ditëlindja e Bora Zemanit ka qenë kryefjala e mediave rozë këto ditë. Moderatorja festoi 30-vjetorin, mes kolegësh, miqsh e njerëzit e saj të dashur.
Madje, dhe Instagram-in e “pushtuan” postimet nga festa, e kuruar deri në detaje e ku të ftuar ishin shumë personazhe të njohur të ekranit e showbizzit.
Emisioni i pasdites“Ftesë në 5” ka sjellë disa prej mesazheve të tyre në këtë përvjetor. Mes tyre, edhe opinionisti i “Për’puthen”, Arjan Konomi, uroi moderatoren e këtij programi.
Por u duk më tepër si një thumb për historinë e mbyllur të dashurisë midis Borës dhe Donaldit.
“I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.”- ka thënë ai, duke na bërë të kuptojmë që i referohet lidhjes së saj me banorin e “Big Brother”.
Kujtojmë që Arjani pati një reagim të ashpër, edhe kur Donaldi deklaroi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, se e konsideronte marrëdhënien me Borën të mbyllur e se po niste një romancë me Beatrix Ramosaj.
Sakaq, veç Arjanit, dedikimet e tjera për Borën kanë ardhur nga Olsa Muhameti, Aulona Musta, etj.