Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Ç’duhet të dini?

nga Revista Kosovarja

Urinimi i dhimbshëm pas seksit nuk është gjithmonë shenjë e një infeksioni urinar apo e ndonjë sëmundjeje seksualisht të transmetueshme.

Në fakt, urinimi i dhimbshëm mund të jetë rezultat i diçkaje shumë më pak shqetësuese, por po aq të zakonshme, si acarimi vaginal, i cili shpesh mund të menaxhohet në shtëpi pa vizitën e mjekut ose pa antibiotikë.

Një ndjesi djegieje gjatë urinimit pas seksit mund të ketë disa shkaqe, të cilat variojnë nga diçka e lehtë si acarimi i jashtëm që lidhet me lëkurën rreth hapjes së uretrës… deri te një sëmundje seksualisht e transmetueshme apo infeksion urinar.

Në raste të rralla, njerëzit mund të përjetojnë urinim të dhimbshëm të shkaktuar nga një infeksion maja ose vaginozë bakteriale.

Moneytizer Paragrafi 4

Më shpesh, labia, vagina ose uretra irritohen për shkak të mungesës së stimulimit ose paralojës, si rezultat i një alergjie ndaj prezervativit, ose një reagimi ndaj spermës apo pështymës – të gjitha këto mund të çojnë në urinim të dhimbshëm.

Pra, si mund ta dalloni nëse ndjesia e djegies është rezultat i acarimit të jashtëm apo shenjë e diçkaje që mund të kërkojë kujdes mjekësor?

Nëse është thjesht acarim ‘mekanik’ si thatësi ose ndjeshmëri, atëherë mund të zgjasë vetëm disa minuta me urinimin e parë pas seksit. Megjithatë, nëse zgjat më shumë, atëherë mund t’ju duhet të konsultoheni me një mjek apo të bëni disa analiza urine.

Për çdo rast, është e rëndësishme të mos neglizhoni kontrollet e duhura te mjekët specialistë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]