fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ushqimet e shëndetshme që ju lënë pa gjumë natën

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Per Jete
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Darka është vakti më delikat i ditës pasi është hapi i fundit kur trupi përgatitet për gjumë.

Është e ditur tashmë që ushqimet pikante, sheqernat apo shumë yndyrë do t’ju rëndojnë e për rrjedhojë do të prishin cilësinë e gjumit tuaj.

Nëse qëndroni larg këtyre ushqimeve shumë të përpunuara gjatë vaktit të darkës dhe keni përsëri probleme me gjumin, me siguri ju po konsumoni një listë tjetër ushqimesh të cilat nuk ju ndihmojnë.

Shpeshherë edhe ushqimet e shëndetshme, për shkak të mineraleve që përmbajnë mund të bëhen shkak për prishjen e gjumit.

Sipas ekspertëve disa ushqime pavarësisht vlerave të mëdha që i japin trupit tuaj, do t’ju shkaktojnë kollitje dhe parehati gjatë gjithë natës.

Djathi kaçkavall

Nëse konsumoni disa copa djathi kaçkavall gjatë darkës dhe keni vështirësi gjatë fjetjes, sapo keni gjetur shkakun.

Djathi kaçkavall duke qenë se është i fortë dhe zakonisht me shumë yndyrë është i vështirë për t’u tretur.

Kur trupi shtrihet procesi i tretjes ngadalësohet dhe ky ushqim do t’ju shkaktojë djegie në stomak e vështirësi në frymëmarrje.

Nëse konsumoni pak djathë 4-6 orë përpara se të shtriheni për të fjetur, trupi do të arrijë ta tresë pa problem.

Gjatë darkës është mirë të konsumoni qumësht, për një gjumë sa më të qetë.

Çokollata e zezë

Megjithëse rekomandohet si një ndër ëmbëlsirat më të shëndetshme çokollata e zezë është një kërcënim për gjumin.

Çokollata e zezë është e pasur me polifenole dhe një burim i madh kafeine.

Pijet me përmbajtje kafeine sigurisht që duhen evituar gjatë darkës nëse doni të flini të qetë.

Po kaq i rëndësishëm është edhe evitimi i ushqimeve që përmbajnë kafeinë.

Dy copa të vogla çokollate të zezë kanë kafeinë sa një gjysmë filxhan kafeje.

Këshilloheni të konsumoni çokollatë dhe produkte që përmbajnë kafeinë 6-10 orë para gjumit.

Zëvendësojini ëmbëlsirat e darkës me fruta të freskëta të stinës.

Qoftet

Mishi është një burim i shkëlqyer proteine dhe hekuri që e ndihmon organizmin tonë në shumë mënyra.

Qoftet tipike, me mish të grirë mund t’ju shkaktojnë probleme në tretje për shkak të dhjamit dhe yndyrës që ato përmbajnë.

Për këtë arsye çdo pjesë mishi me shumë yndyrë, qofte apo hamburger duhet ta evitoni të paktën deri në katër orë para se të flini.

Për një burim alternative proteine në darkë, AgroWeb.org ju këshillon të konsumoni mish pule apo gjeli pasi mund të tretet shpejt.

Mishi i viçit, i derrit apo bifteku ka 12 herë më shumë dhjamë se mishi i pulës apo i gjelit.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban kafeinë, pak a shumë aq sa një filxhan kafeje.

Kështu që konsumimi i kësaj pije në darkë do t’ju sjellë shqetësime gjatë gjumit.

Sigurohuni të pini çaj jeshil 5 orë para se të flini gjumë dhe zëvendësojeni atë me çaj kamomili para gjumit.

Çaji i kamomilit do t’ju qetësojë dhe çlodhë duke rritur cilësinë e gjumit tuaj./AgroWeb.org


Etiketa: ushqimet e shendetshme

POSTIME TË NGJASHME

Per Jete

Pse zakonisht femrat zgjohen me nerva në mëngjes?

28 minuta më parë
Per Jete

Zgjoheni me dhimbje stomaku? Çfarë po përpiqet t’ju tregojë trupi juaj

1 orë më parë
Per Jete

Si të shpëtojmë nga një dhimbje koke në mëngjes pa ilaçe?

1 orë më parë
Per Jete

Pesë këshilla që të bëni gjumë më të mirë këtë Ramazan

6 orë më parë
Per Jete

Arsyet e pranuara për mosagjërim dhe zëvendësimi i tjetrit në agjërim

7 orë më parë
Per Jete

Çfarë është agjërimi me ndërprerje? Këshillat që iu duhen për ta ndjekur

18 orë më parë
Postimi tjetër

Kaq shumë i ka rritur flokët Belkizja

Cilat pije ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë

Horoskopi ditor, e premte 27 janar 2023

TË FUNDIT

Prostitucion te “Muharrem Fejza”, arrestohen dy femra dhe një mashkull

10 minuta më parë

Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim janë marrë...

​Dita Botërore e Mjekut

16 minuta më parë

Njerëzimi shoqërohet nga sëmundje të ndryshme dhe sëmundje më serioze gjatë gjithë ekzistencës së saj. Prandaj, një nga profesionet më...

Pse zakonisht femrat zgjohen me nerva në mëngjes?

28 minuta më parë

Femrat kanë dy herë më shumë nevojë për gjumë në krahasim me burrat. Shumë studiues, përfshirë edhe studimin e fundit...

Papa Françesku shtrihet në spital

47 minuta më parë

Papa Françesku kaloi natën e parë në spital, nën vëzhgimin e mjekëve. Ati i shenjtë, 86-vjeçar, vuan nga një infeksion...

Rrëzohet helikopteri i ushtrisë amerikane, mund të ketë të vdekur

52 minuta më parë

Një numër njerëzish mund të kenë vdekur pas rrëzimit të një helikopteri të ushtrisë amerikane në Trigg County, Kentucky, raporton...

Konjufca në Samitin për Demokraci në SHBA: Kosova ka shënuar progres të jashtëzakonshëm

1 orë më parë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka marrë pjesë në panelin me temën “Zgjedhje të lira dhe të drejta – Roli i Kongresit...

MË TË LEXUARAT

Nuhatja e kësaj erëze ul ndjeshëm nivelin e ankthit dhe depresionit

Ja kur fillon edicioni i dytë i Big Brother Vip Kosova

Gjiko kërkon ndihmë në Instagram

Gresa e “Big Brother” shkon në xhami?

41- vjeçari ka mbi 550 fëmijë nga sperma që ka dhuruar

Kjo është lidhja e Jorit të “BBVA” me Don Xhonin

Bebe Rexha tregon se dikush i dërgoi me zarf postar një letër higjenike të përdorur

Bora Zemani tregon për ankthin dhe vizitat të psikologu

Pas ndarjes nga Kerem, Hande Erçel në lidhje të re dashurie, fotografohet me biznesmenin e njohur

Plani i Luizit, ky është “kodi” që ai ia tha para se Kiara të dilte

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist