Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ushqimi më i mirë për shëndetin e zorrëve

nga Revista Kosovarja

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme.

Mbi artikull

Por, për të zgjedhur një ushqim që është i shijshëm, i pasur me proteina dhe i mirë për zorrët, mund të duket e vështirë.

Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin tonë, jo që na lodhin e na ulin energjinë. Kombinimi ideal është proteina dhe fibra, pasi të dyja stimulojnë lirimin e hormonit GLP-1, versioni natyral i ilaçit të diabetit që njihet me emrin Ozempic.

Ky hormon u ndihmon të ndiheni më të ngopur dhe ul inflamacionin. Studimet e fundit tregojnë se ushqimet shumë të përpunuara, me pak fibra dhe proteina (si biskotat apo karamelet), lidhen me:

Moneytizer Paragrafi 4

Nivele më të larta të triglicerideve

-Kontroll më të dobët të sheqerit në gjak

-Uri më të madhe më vonë

Ndërsa ushqimet më natyrale, si frutat, arrat apo farat, kanë efekt të kundërt. Kjo tregon se vetë zakoni i ngrënies mes vakteve nuk është problem. Thjesht duhet të zgjedhim ushqime cilësore.

Cili është “snacku” më i mirë?

Bishtajat si edamame janë zgjedhja më e mirë për proteinat dhe shëndetin e zorrëve. Janë të lira, të shijshme dhe një filxhan me bishtaja ka 18 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, vetëm me 188 kalori.

Ky kombinim ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kontrolloni peshën. Studime të mëparshme kanë treguar që proteina e sojës mund të ndikojë pozitivisht tek mikrobet e zorrëve. Te gratë pas menopauzës, konsumimi i sojës lidhet me ndryshime të dobishme në bakteret e zorrëve.

Ushqime të tjera të shëndetshme për zorrët e që janë të pasura me proteina

Bajamet

Gjysmë filxhani bajame permban 15 gramë proteina dhe 8 gramë fibra, plus yndyra të shëndetshme dhe minerale. Kur tretet bajamja forcohet zorra e trashë.

Kosi i trashë

I pasur me proteina dhe probiotikë për sistem të shëndetshëm tretës.

Humusi

I bërë nga qiqrat, kombinon proteinën dhe fibrat.

Kefiri

Si kosi, por pije probiotike me proteina.

Pudingu me fara chia

Ka proteina, fibra dhe yndyra omega-3 që forcojnë shëndetin e zorrëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]

mposun

slot pulsa

situs slot gacor

slot 10k

mposun

mposun

slot qris

situs toto

slot toto

slot toto

mposun

slot dana

mposun

toto slot/

mposun

slot10k