Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ushqyerja me gji ul riskun për t’u prekur nga kanceri i gjirit

nga Revista Kosovarja

Një panel udhëheqës shëndetësorë kanë rekomanduar së fundmi se mosha në të cilën gratë kontrollohen rregullisht për kancerin e gjirit duhet të ulet nga 50 në 40

Mbi artikull

Onkologia Kleida Mati tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se kanceri i gjirit është një sëmundje multifaktoriale ku ndikon gjenetika dhe stili i jetesës.

Ajo u shpreh se stili i jetesës ndikon shumë në predispozitën për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Një nga faktorët që e ul riskun për t’u prekur nga kjo sëmundje te gratë është ushqyerja me gji, nënvijëzoi onkologia.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ka disa faktorë që nuk mund t’i modifikojmë siç është gjenetika. Por ka faktorë të tjerë që i kemi në dorë siç është stili i jetesës; gratë duhet të jenë sa më shumë aktive, të mos pinë alkool, ushqyerja me gji është shumë e rëndësishme, faktorët e një jete të shëndetshme ndikojnë pozitivisht. Kanceri është një sëmundje multifaktoriale, secili ndikon nga pak. Ushqyerja me gji ndihmon në uljen e riskut për zhvillimin e kancerit të gjirit”, tha mjekja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]