Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ushtarët e KFOR-it patrullojnë ditë e natë në veri

nga Revista Kosovarja

Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë i ka publikuar disa fotografi nga patrullimet e ushtarëve në veri.

Mbi artikull

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se ata vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditore dhe natën, në veri dhe zonat tjera të përgjegjësisë, për të garantuar sigurinë në vend.

Tutje, në këtë njoftim theksoi se këto veprime të vazhdueshme tregojnë përkushtimin afatgjatë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

“Ushtarët e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, do të vazhdojnë patrullimet e tyre të rregullta ditore dhe natën, duke siguruar një prani të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe qetësuese si në veri të Kosovës, ashtu edhe në të gjithë zonën e përgjegjësisë. Personeli i KFOR-it vazhdon të jetë vigjilent, duke qenë i informuar për situatën dhe duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në të gjithë rajonin. Këto veprime të vazhdueshme tregojnë përkushtimin afatgjatë të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Në fund të njoftimit theksohet se “KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për çështjet e sigurisë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]