Një i moshuar në SHBA ditëlindjen e tij të 100 e ka festuar në mënyrë unike pasi vajza e tij zgjodhi ta dërgojë në një klub striptizmi.
“Jack” Poma përjetoi momente të veçanta nën shoqërinë e vajzave seksi që siç duket në foto kanë kërcyer rreth tij dhe i janë ulur në prehër.
Fotot e 100-vjeçarit me striptisten kanë bërë xhiron e rrjetit. New York Post shkruan se i moshuari ka dashur gjithmonë që të vizitojë një klub striptizmi por deri më tani nuk kishte shkuar.
Vajza e tij tha se e kishte shoqëruar atë në çdo moment në mënyrë që ai të mos sillej në mënyrë të papërshtatshme apo të emocionohej më shumë seç mund të përballonte.
Gruaja e Gioacchino kishte ndërruar jetë 12 vite më parë.