Ilir Shaqiri kishte ‘’rival’’ brenda shtëpisë së BB Donald Veshajn dhe raportet nuk i rregulluan as pas daljes.
Ata nuk janë parë asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Por, ndryshe nga babai i saj, Emily, pëlqen këngët e Donaldit dhe kjo ishte një befasi për ndjekësit kur ajo në TikTok publikoi një video duke kënduar këngën e tij ‘’Nuk je’’.
Menjëherë ndjekësit e saj vërshuan me komente, për zgjedhjen e këngës, por Emily sqaroi shpejt gjithckka duke shkruar: “Përshëndetje djema, nuk jam zënë me babin”, duke lënë të kuptojmë se Iliri nuk e ka problem faktin që Emily është fanse e muzikës së Donaldit.