Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël, ndan lajmin me ndjekësit

nga Revista Kosovarja

Një atmosferë feste dhe gëzimi ka përfshirë familjen e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në këtë prag festash.

Mbi artikull

Vajza e saj, Margerita Topalli, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se familja e tyre po zgjerohet dhe se së shpejti do të mirëpresin një anëtar të ri.

Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, do të bëhen prindër për herë të tretë. Çifti, i cili ka tashmë dy djem, duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Në foton e publikuar krah pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet mjaft e lumtur pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve, duke konfirmuar se ky vit është i veçantë për ta pasi janë në pritje të gjithçkaje të bukur që po vjen në familjen e tyre.

Siç duket, magjia e festave këtë vit për familjen Topalli-Serreqi ka një kuptim akoma më të thellë, duke e bërë këtë pritje të ëmbël kryefjalën e festimeve të tyre të fundvitit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]