Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vajza e Kanye West vesh xhaketën e tij për Krishtlindje

nga Revista Kosovarja

Vajza e yllit televiziv Kim Kardashian, North West, të cilën e ka me ish-burrin e saj, reperin Kanye West, ka veshur për Krishtlindje një xhaketë të babait të saj.

Mbi artikull

Të martën, Kim ka ndarë në Instagram disa fotografi të festës që ajo bëri në shtëpinë e saj për Krishtlindje. Në këtë postim ajo tregoi se çfarë kanë veshur për këtë festë ajo dhe fëmijët e saj.

“E dini, North ka shkuar për të shikuar nëpër arkiva dhe zgjodhi xhaketën që babi i saj kishte veshur në MET”, ka treguar Kim.

Moneytizer Paragrafi 4

Xhaketën që kishte veshur North, Kanye e kishte veshur në tepihun e kuq të ngjarjes më të madh të modës që mbahet në Muezun Metropolitan të Artit në New York, MET Ball.

Atë vit tema e ballos ishe “Manus x Machina, Fashion In An Age Of Technology” dhe reperi bashkë me Kimin kishin zgjedhur veshje vezulluese me shkëlqim metalik.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]