Vajzat e politikanit dhe të parit të Gjilanit, janë mjaft të komentuara në mediat rozë dhe kanë shumë ndjekës në rrjete sociale.
Ato nuk është se shquhen a njihen për ndonjë profesion, por aktiviteti i tyre mjaft i shpeshtë në rrjete sociale ka arritur të marrë shumë vëmendje, shkruan “Kosovarja”.
Kënga Haziri, vazja e madhe e Lutës së fundi ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet në një muze, e veshur me një fustan të zi dhe e mbështjellur rreth krahëve një pelerinë.
Ajo pamje dhe ai vend si duket e kanë bërë të ndihet e veçantë, pasi ajo ka krahasuar veten me Mona Lisën.
“Mona Lisa e kohëve moderne” ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë. /Kosovarja/
https://www.instagram.com/p/CN2VwpolJ9l/