Vajza e Madonna-s, Lourdes “Lola” Leon, ka debutuar në muzikë. Lourdes, e cila tashmë njihet me emrin e artit Lolahol ka publikuar këngën e saj të parë “Lock&Key”.
Në klip 25-vjeçarja i la pak vend imagjinatës me paraqitjet e saj.
Në një prej skenave Lolahol shfaqet në rrugë e veshur me një bluzë të hapur duke mbuluar vetëm pak gjoksin.
Ndërsa në një skenë tjetër nuk ka veshur asgjë përveç se një lëmsh ??litarësh dhe një rrjetë peshkimi të mbështjellë rreth belit.
Një vit më parë Lolahol u shpreh se nuk i intereson t’i futet muzikës, edhe pse ka talent, por tani ka ndryshuar mendje!