Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Vajza e regjisorit të famshëm rrëfen për punën në pornografi

nga Revista Kosovarja

Vajza e regjisorit të famshëm thotë se nuk e ka ndërmend të hek dorë nga pornografia.

Mbi artikull

Vajza e regjisorit të famshëm të Hollywood, Steven Spielberg filloi karrierën në pornografi në fillim të këtij viti, shkruajnë mediat e huaja.

Mikaela Spielberg shprehet se pikërisht ky rrugëtim që e ka zgjdhur ka qenë forcë shëruese në jetën e saj.

Moneytizer Paragrafi 4

24-vjeçarja, e cila u adoptua nga regjisori i famshëm dhe bashkëshortja e tij Kate Capshaw, “pushtoi” titujt e mediave pas një mosmarrëveshje me të fejuarin e saj në atë kohë, Chuck Pankoë, i cili ishte 27 vite më i madh se ajo.

Mes akuzave për dhunë në familje, Mikaela luftoi me abuzimin me substancat narkotike, depresionin, ankthin dhe pothuajse mbeti e pastrehë.

Por ajo zbuloi për The Sun në fillim të këtij viti se filloi të punonte për industrinë e filmave për të rritur.

Dhe së fundmi, ajo pranoi se puna në pornografi e ka shëruar nga e kaluara e saj.

“Unë gjithmonë kam qenë një person me natyrë shumë seksuale, gjë që më ka futur në telashe më parë,”- tha ajo për The Sun, në atë periudhë.

Ndërsa gjatë intervistës së fundit ajo foli edhe njëherë rreth punës së bën dhe theksoi se është e kënaqur.

“Mund të jetë e vështirë të keni besim tek vetja, kur ju është thënë se nuk jeni aq e bukur sa dikush të dëshirojë të bëjë seks me ju dhe zbuloni se kjo nuk është e vërtetë. Kjo mund të jetë një përvojë shërimi, e dini?. Jam mes një udhëtimi shërimi. Rreth dy vite më parë isha në gjendjen e time më të keqe. Me të vërtetë po e shijoj punën dhe më jep një mënyrë tjetër të këndvështruarit të jetë. E dua aq shumë atë. Me të vërtetë më pëlqen dhe ndoshta do e bëj përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës”, është shprehur ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]